Bregu: Zelli i Gjylametit çoi mazhorancën në autogol | 3D

Analisti Zylyftar Bregu, komentoi gjatë deklaratën e deputetes socialiste Blerina Gjylameti në komisionin hetimor për sistemin TIMS, e cila kërkoi thirrjen e zotit Berisha për t’u pyetur.
Sipas tij nëse komisioni do të kishte miratuar kërkesën, zoti Berisha do të shpëtonte mandatin, pasi gjthçka do të niste nga fillimi nëse ai do të paraqitej në komision.
Por nga ana tjetër një vendim i pushtetit legjislativ do të vinte në siklet SPAK-un dhe GJKKO që do të vlerësonte parlamentin.
“Zelli i Gjylametit çoi mazhorancën në autogol” tha analisti Bregu.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




