Britania e Madhe po konsideron njohjen e shtetit të Palestinës

Botë | 3 vite më parë

Britania është e gatshme po konsideron të njohë zyrtarisht shtetin palestinez, sugjeroi sekretari i jashtëm. Lordi Cameron tha se palestinezëve u duhej dhënë një horizont politik për të inkurajuar paqen në Lindjen e Mesme.

Ai po fillon vizitën e tij të katërt në rajon që kur u emërua sekretar i jashtëm në nëntor. Mbretëria e Bashkuar ka përgjegjësinë të përcaktojë se si do të dukej një shtet palestinez, tha ai. Populli palestinez do të duhet të shkojë drejt një “progres të pakthyeshëm, drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, tha Lord Cameron.

“Deri sa kjo të ndodhë, ne me aleatët do të shikojmë çështjen e njohjes së një shteti palestinez. Kjo mund të jetë një nga gjërat që ndihmon për ta bërë këtë proces të pakthyeshëm“, i tha ai Këshillit Konservator të Lindjes së Mesme.

Sekretari i Jashtëm i kërkoi gjithashtu Izraelit të lejojë më shumë mbështetje humanitare në Gaza dhe tha se ishte “qesharake” që ndihmat jetike britanike dhe të tjera po ktheheshin në kufi.

Lord Cameron tha se 30 vitet e fundit kanë qenë një histori dështimi për Izraelin, sepse nuk kishte arritur të ofronte siguri për qytetarët e tij.

Britania ka mbështetur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë krah për krah në vende të veçanta.

Por Lord Cameron po sugjeron që Britania mund t’i japë njohje zyrtare, diplomatike një shteti palestinez jo si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes, por më herët, gjatë vetë negociatave./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme