Brnabiq: Kurti po shkakton një përshkallëzim të ri për të shmangur detyrimet nga marrëveshja

Rajon | 3 vite më parë

Një provokim i ri me qëllim nga kryeministri Albin Kurti i ka konsideruar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Sipas saj Kurti ka qëllim që të shkaktojë një përshkallëzim të ri dhe një valë të re të dhunës dhe në këtë mënyrë të shmangë detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Në një deklaratë për mediat në Londër, Brnabiç u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta ndihmojnë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, sipas Tanjug.

Policia e Kosovës ka arrestuar organizatorin e sulmeve ndaj KFOR-it në veri të Kosovës, veprim i cili ka nxitur edhe protestat e serbëve në rrugë.

Nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti sot një plan me 5 hapa që do të sillte uljen e tensioneve në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në plan përfshihej edhe dënimi i autorëve që sulmuan forcat e KFOR-it në veri, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për 4 komunat dhe ulja në tryezën e dialogut të Prishtinës dhe Beogradit.

Kujtojmë se serbët në 3 komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, janë ngritur në protesta prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme