Broja është shumë “i shtrenjtë” për Uest Hemin

E ardhmja e Aramando Brojës është pezull. Për sulmuesin shqiptar të Çelsit zërat e merkatos janë të shumtë, por ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga klubet.
Sipas informacioneve më të fundit, skuadra e Uest Hemit është shumë e interesuar për 22-vjeçarin. Burimne nga brenda klubit të “çekanëve” kanë bërë me dije se Armando Broja ka një admirues të madh brenda klubit. Dejvid Mojes adhuron Brojën dhe po punon fort më drejtuesit e klubit për t’i bindur të nisin tratativat me përfaqësuesit e skuadrës së “Stamford Bridge”.
Për bisedimet konkrete ende nuk ka një datë pasi drejtuesit e Uest Hemit kanë konsideruar si shumë të lartë çmimin e vendosur nga Çelsi për kartonin e Armando Brojës.
Edhe pse burimi pranë klubit nuk tregon shifra, në ditët e fundit shpesh herë është thënë se Çelsi do të privohej nga Broja për jo më pak se 32 milionë euro. Mendohet se shifra e kërkuar nga Çelsi mund të jetë edhe më e madhe dhe për këtë motiv Uest Hemi po heziton për të nisur sulmin final.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




