Brukseli kërkon që pasaportat e vaksinave të BE të jenë gati në fillim të verës

Botë | 6 vite më parë

Brukseli kërkon që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në të gjithë Bashkimin Europian deri në fund të qershorit.

Skema pilot do të nisë në fillim të qershorit, me synimin që i gjithë sistemi të funksionojë deri në 21 qershor, deklaroi një ditë më parë komisioneri europian për drejtësinë, Didier Reynders.

Komisioni Europian kishte kërkuar që të ashtuquajturat “Digital Green Certificates” Certifikata të Gjelbërta Dixhitale të ishin plotësisht funksionale deri në fund të majit, në disa shtete anëtare më të varura nga turizmi, si Greqia dhe Spanja, duke bërë presion për një fillim edhe më të hershëm. Por tani për tani, ky synim është hequr.

“Është urgjente. Sigurisht, ne duam të jemi gati para verës. Për fundin e qershorit, ne duam të jemi gati me rregulloren,” u tha Reynders eurodeputetëve.

Reynders gjithashtu theksoi se “Digital Green Certificates” nuk është vetëm një pasaportë e thjeshtë vaksinimi.

“Komisioni po punon shumë fort për të siguruar mbulim të gjerë të vaksinimit të popullatës europiane për të parandaluar diskriminimin e individëve që nuk janë vaksinuar ende”, tha ai./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme