Bruno Fernandez, kundër gazetarëve

Angli | 4 vite më parë

Shtatë fitore rresht pa Cristiano Ronaldon në skuadër. Manchester United duket një skuadër e rilindur pa portugezin në grup dhe kjo duket qartë në statistikat që ka arritur të regjistrojë skuadra e Ten Hag, sot vetëm një pikë larg Manchester City-t pas fitores me rokadë në derbin e qytetit. Bruno Fernandes, flet në lidhje me këtë temë por kërkon që gazetarët t’i japin fund me pyetjet për CR7.

“Nuk kam asgjë për të thënë por dua të falenderoj ata gazetarë që kanë publikuar saktësisht atë që kam thënë dhe nuk kanë deformuar përgjigjet. E di që shumë njerëz e kanë të vështirë të shikojnë Manchester United të bëjë mirë. Nuk dua të them asgjë për Ronaldon, veçse nëse janë gjëra dhe mendime pozitive. Mos përdorni emrin tim për të sulmuar Ronaldon. Cristiano ishte pjesë e skuadrës për gjysmë sezoni. Unë e kam thënë që të gjithë, që prej ndeshjes me Liverpool kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kemi luajtur si skuadër. Le të ecim përpara në këtë rrugë”.       

Shumë i qartë në qëndrimin e tij mefushori portugez që gjeti rrugën e rrjetës pas 3 muajve shterpësi, duke i dhuruar barazimin e përkohshëm Manchester United në derbi ku pak minuta më vonë Rashford shënoi golin e fitores. Manchester United nuk fitonte një ndeshje derbi që prej tre takimesh ku ishte dominuar nga skuadra e Pep Guardiolës dhe sot është vetëm 9 pikë larg vendit të parë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme