Brutaliteti i grupit Wagner i Rusisë, që po dikton drejtimin e luftës në Ukrainë

Betejat e ashpra në Ukrainën lindore kanë vendosur në qendër të vëmendjes Wagner Group të Rusisë, një kompani private ushtarake e udhëhequr nga një milioner mashtrues, me lidhje të forta me presidentin rus, Vladimir Putin.
Wagner ka udhëhequr veprimet për të nisur ofensivën e bllokuar të Rusisë në provincën Donetsk të Ukrainës Lindore. Luftimet e egra shtëpi më shtëpi kanë prodhuar disa nga luftimet më të përgjakshme që kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, me personelin e Ëagnerit që “marshonte mbi trupat e ushtarëve të vet”, siç thanë autoritetet ukrainase.
SHBA këtë javë zgjeroi sanksionet kundër Wagner për rolin e tij në Ukrainë dhe aktivitetet mercenare të këtij grupi në Afrikë. Këtu është një vështrim në historinë e Grupit Wagner dhe rolin e tij aktual në luftime.
Kush e zotëron grupin WAGNER?
Yevgeny Prigozhin, i cili u dënua me 12 vjet burg në 1981 me akuzën e grabitjes me dhunë, filloi një biznes restoranti në Shën Petersburg pas lirimit të tij nga burgu. Ishte kjo situatë kur ai njohu Putinin, i cili shërbente si nënkryetar i bashkisë së qytetit në vitet 1990.
Prigozhin, 61 vjeç, përdori lidhjet e tij me Putinin për të zhvilluar një biznes hotelerie dhe fitoi kontrata fitimprurëse të qeverisë ruse, që i dhanë pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”. Më vonë ai u zgjerua në biznese të tjera, duke përfshirë media dhe fabrikime famëkeqe, që çoi në padinë e tij në SHBA për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Prigozhin mohoi çdo lidhje me Wagner Group përpara se të pranonte zotërimin e kompanisë në shtator. Këtë muaj ai deklaroi se e themeloi, drejtoi dhe financoi.
Ku ka punuar WAGNER?
Grupi Wagner u vu për herë të parë në veprim në Ukrainën lindore, menjëherë pasi një konflikt separatistësh shpërtheu atje në prill 2014, disa javë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Ndërsa mbështeste kryengritjen separatiste në Donbas, qendra industriale lindore e Ukrainës, Rusia mohoi dërgimin e armëve dhe trupave të saj atje, pavarësisht provave të shumta për të kundërtën. Angazhimi i kontraktorëve privatë në luftime i lejoi Moskës të mbronte deri diku mohimin për mbështetje.
Kompania e Prigozhin u quajt Wagner pas nofkës së komandantit të saj të parë, Dmitry Utkin, një nënkolonel në pension i forcave speciale të ushtrisë ruse. Shumë shpejt ajo krijoi një reputacion të keq për brutalitetin dhe pamëshirshmërinë e saj ekstreme.
Së bashku me Ukrainën, personeli i Wagner u vendos në Siri, ku Rusia mbështeti qeverinë e Presidentit Bashar Assad në luftën civile të vendit. Në Libi, ata luftuan përkrah forcave të komandantit libian, Khalifa Hifter.
Grupi gjithashtu ka vepruar edhe në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali. Prigozhin thuhet se ka përdorur vendosjen e Wagner në Siri dhe vendet afrikane për të siguruar kontrata fitimprurëse të minierave.
Nënsekretarja e Shtetit e SHBA, Victoria Nuland u tha anëtarëve të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të enjten se kompania po përdorte aksesin e saj në ar dhe burime të tjera në Afrikë për të financuar operacionet e saj në Ukrainë.
Disa media ruse kanë pretenduar përfshirjen e Ëagner në vrasjet e korrikut 2018 të tre gazetarëve rusë, të cilët u qëlluan për vdekje në Republikën e Afrikës Qendrore ndërsa hetonin aktivitetet e grupit atje. Vrasjet mbeten të pazgjidhura.
Cili është reputacioni i grupit?
Vendet perëndimore dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara i kanë akuzuar mercenarët e Grupit Wagner se kanë kryer shkelje të shumta të të drejtave të njeriut në të gjithë Afrikën, duke përfshirë Republikën e Afrikës Qendrore, Libi dhe Mali.
Në dhjetor 2021, Bashkimi Evropian akuzoi grupin për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturën dhe ekzekutimet dhe vrasjet jashtëgjyqësore, të përmbledhura ose arbitrare”, dhe për kryerjen e “aktiviteteve destabilizuese” në Republikën e Afrikës Qendrore, Libi, Siri dhe Ukrainë.
Disa nga incidentet e raportuara u dalluan pët brutalitetin e tyre të tmerrshëm.
Një video e vitit 2017 e postuar në internet, tregoi një grup njerëzish të armatosur, të raportuar se ishin kontraktorë të Wagner-it, duke torturuar një burrë sirian, duke e rrahur për vdekje me një vare dhe duke i prerë kokën përpara se ta gjymtonin dhe më pas t’ia digjnin trupin. Autoritetet ruse injoruan kërkesat e mediave dhe aktivistëve të të drejtave për të hetuar vrasjen.
Në nëntor 2022, një video tjetër u shfaq në internet që tregonte një ish-kontraktor të Wagner duke u rrahur një person për vdekje me një vare, pasi dyshohej se iku në anën ukrainase dhe u kap përsëri. Pavarësisht zemërimit publik dhe një rryme kërkesash për një hetim, Kremlini mbylli sërish një sy.
Cili është roli i WAGNER në UKRAINË?
Grupi Wagner ka marrë një rol gjithnjë e më të dukshëm në luftën në Ukrainë, pasi trupat e rregullta ruse pësuan dëmtime të rënda dhe humbën kontrollin mbi disa territore të pushtuara më parë në një seri luftimesh poshtëruese.
Prigozhin pretendoi merita të plota këtë muaj për pushtimin e qytetit të Soledarit të minierave të kripës në rajonin Donetsk dhe akuzoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes se po përpiqej të vidhte lavdinë e Wagnerit. Ai tha se Wagner po drejtonte sulmin në qytetin Bakhmut, një bastion i fortë ukrainas që forcat ruse janë përpjekur ta fitojnë për muaj të tërë.
Prigozhin ka vizituar burgjet ruse për të rekrutuar luftëtarë, duke u premtuar të burgosurve falje nëse i mbijetonin një turneu gjysmë-vjeçar të detyrës së vijës së parë me Wagner. Së fundmi ai ka postuar një video në të cilën uron grupin e parë të të dënuarve që morën falje zyrtare dhe të drejtën për t’u larguar nga kompania.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Ëagner ka rreth 50,000 ushtarë që luftojnë në Ukrainë, duke përfshirë 10,000 kontraktorë dhe 40,000 nga të dënuar që kompania regjistroi.
SHBA vlerëson se Ëagner shpenzon rreth 100 milionë dollarë në muaj në luftë dhe ka marrë armë nga Koreja e Veriut, duke përfshirë raketa.
Çfarë mendojnë ushtarakët në Rusi?
Kërkesa e Wagner për armë nga Koreja e Veriut mund të pasqyrojë grindjen e tij të gjatë me udhëheqjen ushtarake ruse, e cila daton që nga krijimi i kompanisë. Një grup trupash që supozohet se ishin kontraktorë të Wagner-it në vijën e frontit në Ukrainë, kohët e fundit regjistruan një video në të cilën ata shanin shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, gjeneralin Valery Gerasimov, për dështim në sigurimin e municioneve.
Vetë Prigozhin dënoi zyrtarët e lartë ushtarakë në muajt e fundit, duke akuzuar madje oficerë të rangut të lartë për paaftësi. Vërejtjet e tij ishin të paprecedenta për sistemin politik të kontrolluar të Rusisë, në të cilin vetëm Putin mund të japë kritika të tilla.
Në fillim të këtij muaji, Putin riafirmoi besimin e tij te gjenerali Gerasimov, duke e vënë atë në krye të forcave ruse në Ukrainë, një lëvizje që disa vëzhgues e interpretuan gjithashtu si një përpjekje për të ulur Prigozhin në madhështi. Pas kësaj, Prigozhin i zbuti disi kritikat kundër udhëheqjes ushtarake, por mbeti sfidues.
Ai gjithashtu ka ngritur gjithnjë e më shumë profilin e tij publik, duke lëshuar deklarata të përditshme nëpër aplikacione, duke u mburrur për fitoret e supozuara të Wagner dhe për të tallur në mënyrë cinike armiqtë e tij.
I pyetur së fundmi në lidhje me një krahasim mediatik të tij me Grigory Rasputin, një mistik që fitoi ndikim fatal mbi carin e fundit të Rusisë, duke pretenduar se kishte fuqinë për të kuruar hemofilinë e djalit të tij, Prigozhin tha: “Unë nuk e ndal gjakun, por derdh gjakun e armiqtë e atdheut tonë”.
A i’u është nënshtruar WAGNER sanksioneve perëndimore?
SHBA vendosi disa valë sanksionesh ndaj Prigozhin dhe Wagner. Departamenti i Thesarit rriti më tej sanksionet kundër Wagner dhe kompanive dhe individëve të lidhur me të.
Bashkimi Evropian gjithashtu ka sanksionuar Prigozhin në dhjetor 2021, kur vendosi sanksione ndaj disa personave të lidhur me Wagner dhe tre kompani energjetike me bazë në Rusi, të lidhura me grupin në Siri.
Prigozhin u tall me sanksionet perëndimore.
“Ne kemi kryer një kontroll të brendshëm për të shqyrtuar krimet e supozuara nga Wagner, por nuk gjetëm prova inkriminuese,”- tha ai, duke komentuar raundin e fundit të sanksioneve nga SHBA.
Ai i sfidoi akuzuesit e Wagner-it që të dërgojnë prova për krime në zyrën e tij të shtypit. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




