BSH: Rezerva valutore arrin në 5.54 miliardë euro

Banka e Shqipëri njoftoi se rezerva valutore në vend u rrit në nivelin 5.54 miliardë euro në fund të qershorit.
Sipas saj, krahasuar me muajin maj, rezerva valutore u rrit me 12 %.
Në harkun kohor të një muaji rezerva valutore e vendit është rritur me rreth 600 milionë euro.
Treguesi tjetër i rëndësishëm i Bankës së Shqipërisë, rezervat në monedhë të huaj ka shënuar nivelin 5.5 miliardë dollarë, nga 4.7 miliardë në muajin maj, me një rritje prej rreth 15 %.
Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar që në fillim të këtij viti një strategji të zgjerimit gradual të rezervës valutore nëpërmjet blerjes së valutës dhe sidomos të euros në tregun e brendshëm valutor.
Sipas vendimmarrjes së Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, parashikohej që këtë vit të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë midis 160 dhe 220 milionë eurove.
Vlera minimale e rezervës valutore duhet të jetë e mjaftueshme për mbuluar të paktën katër muaj importe.
Sipas ecurisë aktuale të importeve dhe kursit të këmbimit, kjo vlerë është shumë më e lartë se pragu i mësipërm.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




