Bujqësi, Shqipëria dhe Italia rritin bashkëpunimin

Ekonomi | 4 vite më parë

Shqipëria dhe Italia synojnë ura të reja bashkëpunimi në fushën e bujqësisë.

Kjo u bë e ditur gjatë vizitës në Shqipëri të ministrit italian të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Pyjeve, Francesco Lollobrigida.

Ministrja shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca shkruan në rrjetet sociale se palët organizuan një takim bilateral politik, si dhe një panel diskutimi shumë të rëndësishëm mes bizneseve bujqësore të të dy vendeve.

“Ndërtojmë kështu ura të reja bashkëpunimi për të krijuar më shumë sinergji mes njëri-tjetrin, për më shumë zhvillim ekonomik” shkruan zonja Krifca.

Kjo vizitë vlerësohet jo vetëm si një vullnet i mirë i dy qeverive, por dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur shkëmbimet tregtare, eksperiencën e kompanive, rritjen e punësimit si dhe përgatitjen për të ardhmen e bujqësisë në të dy vendet. 

Marrëveshja e nënshkruar nga dy ministrat  kornizon në mënyrë të qëndrueshme bashkëpunimin Shqipëri – Itali në vitet në vijim.

“Kjo marrëveshje është fryt i një bashkëpunimi historik i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen në rrugëtimin tonë në Bashkimin Evropian në të cilin roli i Italisë ka qenë dhe mbetet ai i një partneri të besueshëm luajal dhe të qëndrueshëm”, tha zonja Krifca në fjalën e saj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme