Bujqësia, financim për studentët, ministrja Frida Krifca zbardh vendimin e qeverisë

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë Universitetin Bujqësor të Tiranës për të studiuar në degë të ndryshme, do të marrin 40 mijë lekë çdo muaj.
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bëri të ditur se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka ofruar një mbështetje financiare mujore për të gjithë ata student që zgjedhin të diplomohen në disa nga degët e këtij universiteti.
Ministrja njoftoi edhe për një vendim tjetër të qeverisë , që ka të bëjë me investime në tre sektorë të rëndësishëm të bujqësisë.
Vendimet e qeverisë pritet të kenë ndikim në sektorin e bujqësisë, për të rritur të ardhurat në buxhet në një degët kryesore të ekonomisë.
Gazetare Teuta Shamku
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




