Bulqizë/ Banorët e Bllacës protestojnë për asfaltin, po u prishet rruga e re

Sociale | 3 vite më parë

Dhjetë ditë më parë rruga e fshatit Bllacë në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë u asfaltua falë një investimi të bërë nga Bashkia e Bulqizës.

Por banorët e këtij fshati kanë vënë re se rruga ka nisur të prishet, e kjo jo për fajin e investitorit por të një guroreje që operon në zonë.

Banorët e Bllacës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë duke kundërshtuar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë të firmës që po shfrytëzon gurin në zonën e tyre.

Kryeplaku i fshatit Bllacë thotë se i është kërkuar firmës që të mos transportojnë mbi tonazh në këtë rrugë ose të ndërtojë një rrugë tjetër, pasi fshati ka pritur 33 vite për asfalt, që tashmë po dëmtohet nga mjetet e tonazhit të rëndë të firmës.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë në zgjidhjen e këtij problemi.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme