Bundesliga, solidariteti për George Floyd mund t’u kushtojë shtrenjtë

Gjermani | 6 vite më parë

Sancho, Thuram, Hakimi dhe McKennie mund të ndëshkohen nga federata gjermane për mbështetjen që i kanë dhënë George Floyd, afro-amerikani i mbytur nga një polic gjatë një arrestimi në Minneapolis, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Edhe pse futbolli është ndërkombëtar, loja nuk duhet të ketë deklarata ose mesazhe politike të çfarëdo lloji; vëmendja duhet te jetë te një lojë e drejtë dhe kompetitive në fushë”. “Do të presim për të kuptuar dhe të shikuar nëse do të kërkohen ndëshkime në këto raste, ka shpjeguar në një komunikatë për shtyp zëvendëspresidenti i federatës gjermane, Rainer Koch. Gjithsesi, presidenti Friz Kelle ka thënë: “DFB dhe gjithë futbolli gjerman i thonë JO racizmit, diskriminimit dhe dhunës. Kam respekt të madh për ata atletë që marrin një qëndrim dhe tregojnë solidaritetin e tyre”. “Na duhen lojtarë të përgjegjshëm si ata dhe jam krenar. Nga një këndvështrim moral, i kuptoj shumë mirë veprimet e tyre”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme