Burreli, Klevis Gjoka: Fitorja me Vorën nuk ishte e lehtë

Futboll Vendi | 6 vite më parë

Burreli ka arritur të bëjë gjithçka mirë në Kategorinë e Parë, duke udhehequr në Grupin A me 37 pikë, ndjekur nga Dinamo 35 pikë  e Korabi 33 pikë. Në ndeshjen e fundit, skuadra matjane arriti të marrë një fitore te pastër, 3-0 në transfertën me Vorën. Në pamje të parë një fitore e lehtë, por nuk mendon kështu Drejtori Sportiv I kësaj skuadre, Klevis Gjoka, i cili në studion e emisionit “E Hëna Sportive” ka deklaruar:  “Fitorja nuk ishte e lehtë, pasi Vora e ka arritur objektivin dhe luan futboll lirshëm. Shpresojmë ti zhvillojë të gjitha ndeshjet kështu, që gara të jetë sa më e mire”.

Ecuria në përballjen me rivalët – “Me Korabin kemi fituar brenda 3-0, ndërsa kemi humbur 1-0 në Peshkopi. Për ndeshjen me Dinamon, ne ia bëmë të lehtë kundërshtarit, e humbëm vetë. Nuk ka shumë diferenca mes tre skuadrave, duke veçuar Korabin, që është një nga ekipet më të mira. Ka një grup që janë bashkë prej 3 apo 4 vitesh, ndërsa Dinamo ka shpëtuar në sezonin e kaluar në ndeshje të fundit, ashtu si edhe ne. Shpresoj që të zhvillohet një garë e pastër. Për derbin me Korabin, do të jetë një ndeshje e hapur, pavarësisht se flitet shumë, aludohet shumë, është një deri dhe të gjithë sytë i kanë aty”.

“Skuadra e Burrelit ka të paktën 15 ndeshje që mer premio. Nëse premio quhet presion, atëherë ne kemi bërë presionin më të madh. Mund të them se  është i vetmi ekip që ka të gjitha rrogat e plota. Gjithashtu, ka të paktën dy vite që nuk ka ndodhur ndonjë incident, ashtu siç nuk ka ndodhur edhe jashtë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme