Butrinti mund rivalët dhe ngjitet në krye

Janë luajtur sot pesë çifte të takimeve të Kategorisë së Dytë në Grupin B, ku ekipet me pretendime kanë vijuar që të tregojnë forcën e tyre. Bie në sy fitorja e skuadrës së Labërisë, 4-0 ndaj Delvinës, ndërsa Albpetroli ka mposhtur 2-0 Përmetin, që në javët e para u duk ekip me pretendime….
Ndërkohë që Butrinti, rimerr kreun dhe fiton sot 2-1 ndaj Devollit rival për t’u rikthyer në të Parën. Po ashtu, edhe Maliqi në tranfertën e Skraparit fiton 0-3.
Kurse Naftëtari ka mundur 3-1 Tepelenën në Kuçovë. Ja rezultatet dhe renditja pas javës së gjashtë. Ndërsa Butrinti kryeson dhe në gjashtë vendet e para ka një garë të ashpër për ekipet që duan të ngjiten një kategori më lartë…
Kategoria e Dytë, Grupi B/Java e 6
Rezultatet
Labëria – Delvina 4-0
Albpetrol-Përmeti 2-0
Skrapari-Maliqi 0-3
Naftëtari-Tepelena 3-1
Butrinti-Devolli 2-1
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




