Buxheti 2023/ Berisha: Po vidhni shqiptarët me thasë! Balla: Tradhtar, je përgjegjës për masakrën e Srebenicës

Seanca e Kuvendit ku po diskutohet Buxheti 2023 është shoqëruar me përplasje të forta mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës. Berisha e konsideron buxhetin një katastrofë që vetëm varfëron shqiptarët dhe vidhet nga xhepat e tyre, ndërsa si përgjigje nga qeveria ka marrë akuzat e rënda të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se ai është tradhtar dhe përgjegjës jo vetëm për rublat ruse në PD por edhe për masakrën e Srebenicës.
Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha foli edhe për protestën e 12 nëntorit, ku tha se atë ditë do t’u bëhet gjyqi qeveritarëve në Tiranë.
‘Ku avulluan miliona. Rrogat nuk u rritën pensionet nuk u rritën. Shqiptarët nga njerëzit më të paguar me rrogë mesatare në Ballkan me rrogë më të ulët. Asnjë punë tuajën nuk u tregoni sot shqiptarëve që keni përfunduar në 9 vite. Të gjitha janë vazhdime të punëve që ishin në ndërtim e sipër. Ju ndërtuat 7 km rrugë në autostradë me çmim dy herë më të shpejtë sesa km e tunelit të Krrabës. Keni vjedhur me thasë. Ju nuk keni një objekt të vetëm që t’i paraqitni shqiptarëve ndër vite. 7 km e para u ndërtuan me 700 mijë euro km. Pas 9 vitesh po shtoni dhe 16 mln lekë të tjerë se nuk jeni ngopur. Ditën e buxhetit sigurisht ai ka probleme të mëdha me këto vjedhje. Ky është buxhet katastrofë. Si mor arrini në këtë shkallë. A mendoni ju po bizneset, çfarë u bëtë bizneseve. Të gjithë do jenë me datën 12 tu bëjnë gjyqin në Tiranë. Boll është boll”, tha Berisha.
Nga ana tjetër Balla tha se Berisha është tradhtari i Shqipërisë duke i bërë keq vendit të tij. Balla shtoi se Berisha është pjesë e banderolës ruse, pasi theu embargon të OKB kundër Sllobodan të Millosheviçit me naftë kontrabandë për të vrarë boshnjakët në atë që sot njihet si masakra e Srebenicës.
‘Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve në 110 viteve të fundit të Shqipërisë. Ky njeri futet te ata që ku kanë pasur mundësi, i ka bërë keq Shqipërisë. Sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe, gjithmonë ka qenë në krahun tjetër Berisha që ka bërë çdo gjë për të tradhtuar Shqipërinë që në 92-shin. Kur Kosova ndodhej në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur shqiptarë i kanë sytë në Kosovë, Saliu paralajmëron protesta e ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Putin i ka shpallur luftë Evropës Berisha flet me të njëjtën gjuhë me Lavrovin. Brenda PD nga ajo që ka mbetur, të ngrihet një pyetje si ka mundësi që, CIA struktura e inteligjencës më e madhe në botë thotë se PD është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe natyrshëm me kompani guackë. Një gjë është e sigurt, që ju nuk keni lidhje, ju që jeni në sallë. Shkoj te momenti kur Doland Lu i çoi përpara dosjes e Saliu iku me vrap. A i kanë treguar që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse. Berisha është pjesë e banderolës ruse, theu embargon të OKB kundër Sllobodan të Millosheviçit me naftë kontrabandë për të vrarë boshnjakët”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




