Buxheti i 2024 “shtyn” seancën për Gërdecin. Mediu: Duhet të jem i pranishëm për votimin në Kuvend

Miratimi i Buxhetit të shtetit është bërë shkak që seanca për Gërdecin të shtyhet. Seanca gjyqësore u shty me kërkese të ish-Ministrit Fatmir Mediu, me argumentin se e kishte të pamundur të paraqitej, për shkak se duhej të ishte i pranishëm në seancën plenare për votimin e Buxhetit 2024.
Data 14 dhjetor u caktua për zhvillimin e seancës së radhës, ku do të jenë të pranishëm 7-të dëshmitarë, mes tyre ish- ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Në seancën e mbajtur më 3 tetor, ish-ministri përmes avokatit të tij, kërkoi thirrjen e 90 dëshmitarëve, por SPAK pranoi vetëm 71, mes të cilëve Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin.
Ndërsa në listën me 90 dëshmitarë të kërkuar prej tij janë një sërë emrash të personaliteteve politike, si ish-ministra të vendeve anëtare të NATO-s dhe ish-zëvendës sekretari i mbrojtjes së SHBA.
Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në shpërthimin e 15 marsit të vitit 2008 që vrau 26 persona, burra, gra e fëmijë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




