Bylykbashi: Marrëveshja për Portin e Durrësit, mega-aferë korruptive! Depozituam padi në Gjykatën Kushtetuese

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti i partisë Demokratike, Oerd Bylybashi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi e konsideroi marrëveshjen si “mega-aferë” korruptive, teksa shtoi se po grabitet pasuria publike për interesa personale.

“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër mega-aferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit. Grabitje  e pasurisë publike për interesa personale, dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjik. Këtë siç e kishim premtuar ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do qëndrojë në nivelin e asaj që pritet prej saj, të bëjë detyrën e saj zbatimin e kushtetutës dhe të mbrojë interesin publik. Mega afera më e madhe korruptive të jetë simboli i mënyrës së qeverisjes. PD ketë nuk do e lejojë”, tha Bylykbashki.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht, ndërsa investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Opozita e ka kundërshtuar këtë projekt, duke e konsideruar një “aferë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme