Çavi humb besimin e “senatorëve”

Spanjë | 3 vite më parë

Në Barcelonë nuk kanë vetëm probleme financiare. Sipas një burimi për “ESPN” Çavi Hernandez ka humbur besimin e disa prej lojtarëve më kryesorë të skuadrës.

Sipas burimit mësohet se disa lojtarë kanë humbur besimin te trajneri pasi ky i fundit u ka thënë se nuk mund të ambientohen kurrë më stilin e lojës së Barçës. “ESPN” bën me dije se trajneri akuzohet se nuk ka qenë kaq i hapur me të gjithë lojtarët.

Edhe pse Deko ka nënvizuar disa herë se pozicioni i Çavit nuk është në rrezik, mësohet se presidenti i klubit nuk është i këtij mendimi. Fakti që Barcelona është në vështirësi financiare, tani ka nisur edhe rindërtimin e “Nou Camp” për plot 1.25 bilionë paund, duket se po shtyn Laportën që të gjejë një zgjidhje brenda klubit në rast se do të largohet Çavi.

Mësohet se presidenti i klubit shikon me përparësi ngrijtjen në detyrë të Rafa Markez, i cili aktualisht është trajner i Barçës B. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme