“Çdo votë e ardhur nga Diaspora duhet të numërohet”, Balla: Votat e Greqisë po pengohen nga humbësit!

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla është shprehur se procesi i numërimit të votave të Diasporës duhet të vazhdojë pa ndërprerë, pasi nuk këtë mënyrë mund të arrihet të mbyllet më shpejt.

Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se, “procesi i numërimit të votave të Diasporës duhet të vazhdojë pa ndërprerë, pasi nuk këtë mënyrë mund të arrihet të mbyllet më shpejt.”

Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur.

Sipas tij, synimi ynë është që të numërohen të gjitha votat e vëllezërve dhe motrave tona të ardhura nga Diaspora dhe sigurisht mbylljen sa më shpejt.

“Ju e kuptoni që po e pengojnë ata që e kanë humbur.  Tashmë është e qartë që kemi numëruar pothuajse 75 % është dhe 25%. Z. Celibashi ka të gjithë kompetencën për të përcaktuar edhe vijimin e këtij procesi. Synimi ynë është që të numërohen të gjitha votat e vëllezërve dhe motrave tona të ardhura nga Diaspora dhe sigurisht mbylljen sa më shpejt. Por humbësit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve po bëjnë përpjekje për të penguar vijimësinë e procesit. Në këtë fazë ku jemi çdo votë që ka mbërritur dhe i administruar në mënyrë të rregullt nga KQZ dhe detyra e kësaj sallë këtu është t’i lexojnë. Dhe pas kësaj vijon saga e kontestimeve”, deklaroi Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme