Çelet sezoni turistik në Velipojë, gati për të pritur mbi 100 mijë pushues vendas dhe të huaj

Sociale | 4 vite më parë

Velipoja ka çelur këtë të diel sezonin turistik për të pritur mbi 100 mijë pushues vendas dhe të huaj që frekuentojnë këtë plazh.

Moti i favorshëm për të pranishmit që morën pjesë në hapjen e sezonit turistik bëri që ato të shijojnë  lojërat në rërë por edhe sportet ujore ndërsa aktivitetet festive vijuan gjatë gjithë ditës.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i pranishëm në çeljen e sezonit turistik u shpreh se Shkodra ofron për turistët një sërë resursesh turistike. Sipas tij vetëm vitin e kaluar ka pasur një rritje prej 33 për qind të fluksit të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shkodrën.

Edhe pse temperaturat janë ende jo të larta, plazhi i Velipojës tashmë ka pritur turistët e parë ditor, ndërsa prioritet për këtë vit është rritja e cilësisë së shërbimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme