Celibashi nuk e legjitimoi Berishën, “Rithemelimi” i PD-së do ta ankimojë vendimin në KAS

Politikë | 4 vite më parë

“Rithemelimi” i PD-së do t’i drejtohet KAS për moslegjitimimin e Berishës për të regjistruar PD-në në KQZ.

Kjo u bë e ditur nga Ledio Nurja, përfaqësuesi ligjor i “Rithemelimit” të PD-së, i cili ka kërkuar që vendimi i sotëm të zbardhet që të mund të ankimohet në KAS.

“Vula, simbolet dhe PD, janë në dorën e anëtarësisë. PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia e saj pres 32 vitesh me kryetar Berishën. Kemi kërkuar që vendimi i sotëm të zbardhet që të kemi mundësi Ankimimi në KAS”,- ka deklaroi ai për mediat.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi rrëzoi sot pasdite kërkesën e PD-së së drejtuar nga Alibeaj për regjistrim në zgjedhjet vendore të 14 majit ndërsa njohu Bashën për kryetar të PD-së por jo Berishën.

Rrëzimi i kërkesës u bë pasi Basha nuk kishte firmosur deklaratën solemne, që çdo parti paraqet mes dokumentacionit të kërkuar për rregjistrim. Celibashi tha se deklarata mund të nënshkruhej edhe nga nënkryetari i partisë, por duhej që organet e tjera të partisë të dorëzonin në Gjykatë njoftimet dhe kërkesat përkatëse sipas të cilave kërkojnë që detyrat përkatëse ti merrte personi apo organi që sipas statutit të partisë ka të drejtë. Dhe vendimet duhej të ishin depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme