Çelja e negociatave, Rama: Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij e dyer të mbyllura

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në mbrëmjen falenderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, që zhvilluan në vendin tonë zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes, nuk kurseu ironinë në lidhje me refuzimin e radhës së BE për çeljen e negociatave.
Kreu i qeverisë shqiptare, teksa i bëri ftesë Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Peshngritjes, Mohammed Hasan Jalood Alshammari, që ta vizitojë Shqipërinë sa herë të dojë, shtoi se shqiptarëve “i ka ardhur në majë të hundës kjo botë me dyer që mbyllen”.
“Ejani në Shqipëri kur të doni për të pushuar. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, dyer që mbyllen, viza e certifikata. Këtu gjërat janë të thjeshta, këtu miqtë janë Perëndia. Kjo nuk është diçka poetike, por bazohet te Kushtetuta joë e parë, Kanuni, ligjet e para të shkruara për shqiptarët”, tha Rama.
Në fund të mbrëmjes, kryeministrit iu dha një dekoratë mirënjohjeje për kontributin e tij në Peshëngritje, ndërsa gjatë falënderimeve ai nuk i kurseu as batutat.
“Falemiderit shumë, e di që nuk e meritoj, por e vlerësoj shumë dhe ka dy mënyra për tu nderuar nga federata juaj, njëra për tu nderuar me medalje dhe tjetra për të qenë kryeministër. Kështu që unë nuk fitoj dot medalje, tepër vonë për këtë gjë, sepse Pirro Dhima nuk mendoi se unë isha talent në atë moshë kur unë mund të kisha ngritur pesha, kështu që faleminderit për këtë dhuratë, do ta mbaj me shumë mirënjohje për Presidentin por dhe për të gjithë ju”, u shpreh kryeministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



