Çelsi ul pretendimet për Brojën, gati për ta huazuar me detyrim

Angli | 3 vite më parë

Pak ditë më parë u tha se Çelsi vlerësonte Armando Brojën gati 50 milionë stërlina (58.3 milionë euro), por sot gjërat kanë ndryshuar. Fakti është se çmimi fillestar ka “trembur” pretendentet dhe për këtë motiv Çelsi ka ulur pretendimet.

Mediet në ishull kanë raportuar se drejtuesit e klubit blu kanë ndryshuar qëndrim dhe janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka për të shitur shqiptarin. Largimi i 22-vjeçarit do të ishte fitim i pastër për financat e klubit pasi ka statusin e “talentit të rritur në shtëpi”.

Mësohet se Çelsi ka ulur pretendimet sa i përket vlerës së kartonit deri në 35 milionë stërlina (40.8 milionë euro) vetëm më një kusht. Nëse lojtari do të largohej që në janar me formulën e huazimit atëherë skuadra e ardhshme duhet të pranojë që ta blejë Brojën në merkaton e verës.

Për momentin Uolves dhe Fulham kanë shfaqur interes të fortë për Brojën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme