Certifikimi i policëve të rinj, Rrumbullaku: Detyrë e juaj të respektoni uniformën dhe forconi besimin në Policën e Shtetit
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka kërkuar etikë, profesionalizëm nga policët e rinj të certifikuar të cilat përfunduan Akademinë e Sigurisë dhe do i bashkohen radhëve të efektivëve në Policinë e Shtetit.
Në ceremoninë e zhvilluar në Policinë e Shtetit, Rrumbullaku tha është detyra e çdo efektivi të rrisë besimin në këtë institucion dhe të respektojë uniformën që mban.
Kryepolici Rrumbullaku tha gjithashtu se do të punohet edhe më shumë që Akademia e Shkencave, si i vetmi institucion që trajnon dhe formon policët, të rrisë edhe më shumë standardet e saj.
“Ju uroj mirëseardhjen në familjen e madhe të Policinë e Shtetit dhe ta shohin atë si derën e sigurt të besimit dhe ta mbajnë hapur me etikë dhe profesionalizëm. Akreditimi i Akademisë së Sigurisë është i rëndësishme por kërkon trupë mësimore më të përgatitur dhe më kërkuese. Vlerësimi i studentëve duhet të jetë real kush e meriton të bëhet pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ndërmerren hapat e nevojshme që Akademia të jetë në nivelin me universitete e tjera. Është detyra juaj që emrin e Policisë së Shtetit ta rrisim me forcë dhe përkushtim çdo ditë. Vendosni objektiva të qarta në vetvete të diplomuarit dhe kush po i futet rrugës së shkollimit. Këto objektiva duhet të arrihen me përkushtim mbi bazat morale dhe profesionale. Uniforma që mbani ka në vetvete histerinë, traditën dhe sakrificat të përballjes me krimin duke mos kursyer edhe jetën. Jeni pjesë e pandashme në luftën pa kompromis kundër krimit dhe forcime e marrëdhënies me aleatët tanë në sigurinë kombëtare”, tha Rrumbullaku.
Policia e Shtetit zhvilloi sot (7 shkurt) ceremoninë e certifikimit të kursantëve që kanë përfunduar me sukses kursin e 18-të për “Patrullë e Përgjithshme”, ceremoninë e fillimit të studimeve të kursantëve të rinj në Kolegjin Profesional të Formimit Policor dhe të fillimit të kursit për “Specialist për Hetimin e Krimeve”, për studentët që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




