Çështja “Beleri”, Himara drejt zgjedhjeve të parakohshme? Rama: Nuk do lejojmë presion mbi drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, pasi kryetari i zgjedhur, Fredi Beleri ndodhet në burg i akuzuar për blerje votash.
Në një konferencë për mediet, i pyetur në lidhje me situatën dhe kërcënimet e Greqisë ndaj rrugës europiane të Shqipërisë nëse nuk lirohet Beleri, Rama tha se nuk do të lejohen presione mbi sistemin e drejtësisë.
“Kemi pasur edhe një situatë të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarën, qëndrimi ynë është që drejtësia e re në Shqipëri duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. Në këtë pikë asgjë s’është më e rëndësishme sesa mbrojtja e qetësisë së veprimtarisë së sistemit të ri të drejtësisë.
Asnjë lloj ndërhyrjeje, ngado që të vijë, mbi sistemin e drejtësisë nuk do të gjejë mirëkuptimin tonë. Ne nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë dhe nuk presim asgjë veçse të zbatojnë ligjin.
Mos humbisni kohë me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohën ne këtu në godinën e qeverisë. Nuk ka shans, sa të jem këtu. Presioni mbi drejtësinë e re të ushtrohet dhe të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve. Kjo është drejtësia që i duhet Shqipërisë”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




