“Çështja Berisha”, maxhoranca dhe opozita me raporte të ndara kërkojnë heqjen e lirisë së ish kryeministrit

Parlamenti shqiptar publikoi të mërkurën dy raporte të ndara, të maxhorancës dhe opozitës, “Për miratimin e kërkesës së Prokurorisë “Për dhënie autorizimi për “Për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.”
Raportet përkatësisht 24 dhe 17 faqe, pas analizave të kryera i rekomandojnë seancës plenare të
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e
autorizimit, “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit” për zotin Berisha.
Deputetët socialistë dhe ai i opozitës Enkelejd Alibeaj, pavarësisht raporteve të ndara janë unanimë në konkluzionet dhe rekomandimin e tyre për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Zoti Alibeaj në përfundim shkruan se shkelja e detyrimeve ndaj drejtësisë nga ana e Berishës është e provuar.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



