Chelsea bie në “Old Trafford”, Broja ndalet nga shtylla

Chelsea ka pësuar humbjen e 6-të në Premier Leagua, ndërsa është mposhtur 2-1 në “Old Trafford” nga Manchester United në javën e 15-të të Premier League. Një ndeshje për tu harruar për blutë e Londrës, me shumë gabime në të dyja fazat e lojës. Fillimisht vendasit humbën një penallti në minutën e 9-të me protagonist Fernandes(gjuajtja e tij u prit nga portiere Robert Sanchez).
Rezultati u zhbllokua 10 minuta më vonë nga ana e McTominay, i cili kompletoi dopietën e tij personale në minutën e 69-të. Goli i Chelsea, që solli dhe barazimin e përkohshëm, u shënua nga Palmer në fundin e pjesës së parë. Në fushën e lojës, në “Old Trafford”, zbriti edhe sulmuesi kuqezi, Armando Broja, i aktivizuar në minutën e 77-të në vend të Mudryk. Në fundin e takimit kishte mundësinë për të barazuar sfidën, por goditja e tij me kokë u ndal nga shtylla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




