Chelsea blen shtëpitë veteranëve ushtarakë, banorët protestojnë

Ka përfunduar shitja e 100 shtëpive të veteranëve ushtarakë pranë Stamford Bridge tek pronari i Chelsea, BlueCo.
Klubi i Premier League njoftoi një marrëveshje prej 80 milionë eurosh për të blerë Sir Osëald Stoll Mansions tetorin e kaluar dhe tani është konfirmuar se gjithçka ka përfunduar, në një nxitje të planeve të Chelseat për të shpenzuar 2 miliardë eurosh për rizhvillimin e stadiumit të tyre.
Megjithatë, mbetet një pasiguri e madhe nëse Chelsea do të qëndrojë në Stamford Bridge, me konsorciumin Clearlake të udhëhequr nga Todd Boehly ende për të komunikuar nëse rizhvillimi do të vazhdojë ose nëse klubi do të zhvendoset.
Negociatat kanë vazhduar për shitjen gjatë vitit të kaluar, me veteranët e zemëruar që pretendojnë se po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shprehën gjithashtu shqetësime se ata do të dërgohen në shtëpinë e të moshuarve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




