Chelsea gjen zgjidhje afatshkurtër për pankinën

Frank Lampard rikthehet në Londër si trajner i Chelsea-t. Ish-mesfushori i “Blues” do të jetë numri një i pankinës deri në fund të këtij sezoni. Kjo zgjedhje e bërë nga ana e Todd Boehly nuk ka habitur aspak pasi ky sezon nuk ka qenë i mbarë për trajnerët e emëruar prej tij. Tuchel u shkarkua vetëm pas javës të parë të sezonit aktual ndërsa pak ditë më parë numri një i Chelsea-t largoi edhe Graham Potter-in.
Pronari i Chelsea-t ka menduar për rikthimin e Lampard si zgjidhje të përkohëshme pasi për të vendosur për trajnerin e ri të skuadrës ka nevojë për më shumë kohë. Luks ky që nuk e ka klubi londinez, i cili në dy javët e ardhshme do të sfidojë Real-in në çerekfinalet e Ligës të Kampioneve. Për këtë motiv u vendos për emrin e Lampard, si trajner i përkohshëm.
Lampard ka qenë trajner i Chelsea-t deri në janarin e 2021-it kur i bëri vend Tuchel-it, i cili fitoi edhe Ligën e Kampioneve. Ai vazhdoi karrierën si trajner me Everton, ku u shkarkua janarin e kaluar. Pas rikthimit në “Stamford Bridge”, Lampard do të ndeshet me Wolverhampton.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




