Chelsea kërkon rikthimin e Kane në Premier

Chelsea dëshiron të rikthejë Harry Kane në Premier League. Portali Football Insider foli për këtë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit blutë po monitorojnë situatën e qendërsulmuesit anglez te Bayern Munich me shpresën për të shfrytëzuar pakënaqësinë e tij, për t’i hapur sërish dyert e futbollit anglez këtë verë.
Ish-lojtari i Tottenham nuk ka arritur të përshtatet në Bavari, ai nuk është i lumtur pavarësisht 29 golave dhe 8 asistimeve të realizuara në 30 paraqitje sezonale. Prandaj ideja e Chelsea për të hyrë në një negociatë të mundshme me Kane, konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të Pochettino.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




