Çipa: Në qeverisjen e Goros është 3-fishuar vlera e tokës në Himarë

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Aleksandër Çipa deklaroi në ‘3D nga Alban Dudushi’ se gjatë qeverisjes së z. Gjergji Goro në Himarë është 3-fishuar vlera e tokës në Himarë.

“Të gjithë treguesit që na vijnë nga shërbimet imobiliare dëshmojnë këtë që është 3-fishuar.  Tendencë në rritje është shumë më e madhe se në çdo territor tjetër në  hapësirën administrative të Shqipërisë”.

Në Himarë, vazhdon Çipa,  mundësia për të qenë më afër detit është më e madhe se sa në territoret e tjera sepse Durrësi dhe Shëngjini janë ezauruar dhe nuk ka më.

“Banorët janë lodhur duke ndjekur kalvarin e gjyqeve në këto 33 vite . administrata hipotekore dhe kadastrale në Shqipëri gjithmonë është thënë ta çojmë në Himarë sepse është parë herë pas herë si lokalitet më vete. Por qasjet politike , përmes rasteve të Himarës, e infektojnë qasjen politike midis popullsisë shqiptare dhe asaj greke” u shpreh ai.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme