City, Foden: Ja pse zgjodha numrin 47

Phil Foden, lojtari i Manchester City-t, ka dhënë një intervistë për podkastin ‘It’s all kicking off!’ dhe u ndal te zgjedhja e numrit: “Kur je i ri, nuk ke shumë zgjedhje për numrat. Kishte pak të lirë, por i vetmi që më thoshte diçka ishte ’47’. Gjyshi im vdiq në moshën 47-vjeçare. Kur mora vesh se ishte i lirë, menjëherë thirra babin për t’i thënë dhe ai ishte shumë i emocionuar”.
Që nga ai moment fillova ta dashuroja 47-ën dhe madje e bëra edhe tatuazh. Nuk mendoj se do ta ndryshoj ndonjëherë, do ta vesh për të gjithë karrierën time. Në fakt, do të më pëlqente nëse do të bëhej trashëgimi. Është një numër i veçantë, pak do ta zgjidhnin atë. Dhe unë do të doja që një ditë njerëzit të shikojnë 47 dhe të thonë: ‘Ky është numri i Foden’.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




