City, “poker” ndaj Brighton: -1 nga Arsenal

Manchester City dominon në ndeshjen e prapambetur të Premier League, atë kundër Brighton, duke fituar me rezultatin 4-0 dhe duke kaluar në -1 nga vendi i parë Arsenal, i cili megjithatë ka një ndeshje më shumë se kampionët në fuqi të Anglisë.
Guardiola e fitoi ndeshjen kundër Roberto De Zerbit me një rezultat dërrmues dhe mbylli procedurat që në pjesën e parë me dopietën e Fodenit (26′ dhe 34′) dhe golin e parë të ndeshjes me De Bruyne (17′). Ishte Julian Alvarez ai që kompletoi pokerin në minutën e 62-të.
Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në kuotën e 76 pikëve, ndërsa Brighton ndodhet në vendin e 11-të me 44 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




