City surprizohet nga Leeds, përmbys Liverpool

Angli | 6 vite më parë

Leeds ka arritur një fitore të pabesueshme në javën e 31-të të Premier League duke mundur Manchester City-n në shtëpi me rezultatin 2-1. Të besuarit e trajnerit Bielsa kaluan të parë në avantazh me anë të Dallas në minutën e 42-të, por mbeten menjëherë me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Cooper. Skuadra e Pep Guardiolës arriti të barazojë në minutën e 76-të me anë të Ferran Torres, por është edhe njëherë Dallas, që në fundin e takimit ka kompletuar dopietën e tij me vlerën e tri pikëve.

Në sfidën tjetër, Liverpool ka marrë një fitore me përmbysje, 2-1 përballë Aston Villës. Salah 57’ barazoi golin e Ëatkins, ndërsa Alexander-Arnold shënoi golin e fitores për Reds në fundin e takimit.

GUARDIOLA – Duke folur për BBC Sport, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka theksuar: “Në golin që dhuruam, mund të them se treguam naivitet, pavarësisht qëndrueshmërisë në lojë. Nuk arritëm të krijojmë shumë në sulm. Gjithsesi, është pjesë e lojës, ndodh edhe kështu. Ata kishin mundësi në 10 minutat e fundit dhe arritën ti shfrytëzonin. Tani ne duhet të pushojmë dhe të bëhemi gati për ndeshjen me Dortmundin, kemi dy ditë kohë”.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme