Çmimet ”At Zef Pllumi” për vitin 2024 – Zogaj, Shehu dhe Murati fituesit e botimit

Një prej konkurseve më dinjitozë të letërsisë shqiptare, çmimet “At Zef Pllumi”, ka arritur në edicionin e tij të tetë. Lezha është si përherë mikpritësja e tij.
“Jemi prezent në një konkurs për një nga emrat më të shquar të historisë së Shqipërisë për At Zef Pllumi. Të gjithë ne përulemi përpara vuajtjes së tij, para asaj që ai shkroi dhe tregoi”, tha kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu.
Juria me kryetar studiuesin Behar Gjoka, Agim Xhafka dhe poetin Marash Mirashi, kanë vlerësuar me çmim në prozë Preç Zogaj e Bashkim Shehu, ndërsa Shaban Muratin në publicistike.
“Eshte kënaqësi se pari për te falënderuar dhe për te përgëzuar ato qe vijojnë te mbajnë gjalle fjalën e At Zef Pllumit, martirit, te njeriut qe na dha shpresë ne terr”, u shpreh shkrimtare dhe studiuesi Behar Gjoka.
“Ndihem i nderuar që ky çmim vjen nga qyteti i besëlidhjes së Lezhës, i cili duhet të jetë flamur jo vetëm i besëlidhjes së vjetër por edhe i besëlidhjeve të reja”, tha shkrimtari Shaban Murati.
“Ky çmim na nderon aq më tepër që mban emrin e një miku të çmuar i një personaliteti që ndriçon kujtesën dhe memorien tonë kolektive”, tha Besjan Zogaj.
Çmimi “In memoriam” shkoi për at Donat Kurtin (pas vdekjes), me çmime karriere u vlerësuan Namik Dokle. Frano Kulli dhe me çmime nderi Thanas Medi, Pashk Përvathi dhe Ahmet Prençi.
Gazetare: N. Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




