Çmimi i bulmetit pëson sërish rritje, Resuli: Të subvencionohen fermerët për çdo litër qumësht

Çmimet e nënprodukteve të qumështit vijojnë të shënojnë rritje edhe në muajt e parë të 2023 dhe sipas tregtareve kjo vjen nga mungesa qumështit.
Rritja e kostove ka detyruar fermerët të ulin numrin e bagëtive, ndërsa atë sasi të vogël qumështi baxhot e përpunimit e blejnë shtrenjtë.
Një fakt i tillë frikson përpunuesit e qumështit, të cilet mund të shkojnë edhe drejt falimentimit, ndërsa specialistët kërkojnë politika më të mira mbështetëse.
Kreu i shoqatës se Konsumatorëve, Ervin Resuli shprehet se për të përmirësuar këtë situatë, që do të ndihmonte konsumatorët, duhen subvencionuar fermerët për çdo litër qumësht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




