Çmimi i Madh i Azerbajxhanit, Charles Leclerc merr “pole”-n e

Formula 1 | 4 vite më parë

Pas një ndërprerjeje prej afro një muaji, për shkak të anulimit të garës së planifikuar, asaj të Çmimit të Madh të Kinës, Botërori i Formulës 1 është rikthyer sërish në pistë të premten. Stacioni i radhës ka qenë Çmimi i Madh i Azerbajxhanit dhe pista Brenda mureve të qytetit të Bakut.

Një pistë me të vërtetë sfiduese për kthesat e saj dhe nuk kanë munguar që në seancën e parë të provave zyrtare aksidentet, teksa ajo është ndërprerë dy herë nga flamuri i kuq. Fillimisht ka qenë Nik De Vrijs ai që ka goditur murin rrethues në një nga kthesat më sfiduese të kësaj piste, duke sjellë ndërprerjen e garës. Pas rifillimit të saj, edhe Pjer Gasli ka patur të njëjtin fat, duke sjellë një tjetër ndërprerje të seancës së parë, e e cila është mbyllur pas plot 44 minutash, duke përcaktuar edhe 5 të eliminuarit e parë. Përveç De Vrijs dhe Gaslisë, është eliminuar edhe piloti i “Alfa Romeo”-s, Zhu dhe dyshja e skuadrës “Has”, Hulkenberg dhe Magnusen. Ndonëse ishin planifikuar të zgjasnin për një orë, këto prova zyrtare ka zgjatur për më tepër se 90 minuta në pistën e kryeqytetit azer.

Në mbyllje të seancës së dytë janë eliminuar edhe Xhorxh Rasëll, Sebastian Okon, Aleksandër Albon, Valteri Botas and Sarxhent, ndërsa ai që triumfoi në seancën e 3-të dhe të fundit ishte Sharl Lëklerk, i cili fitoi duelin me rivalin Maks Verstapen, duke e përshkuar xhiron për një minutë, 40 sekonda e 203 të mijëtat, 188 të mijëtat më shpejt sesa holandezi. Rreshtin e dytë të nisjes do ta plotësojë Serxhio Perez dhe Karlos Sainz, ndërsa 10-shen e të parëve e plotësojnë Ljuis Hemilton, Fernando Alonso, Lando Norris, Juki Tsunoda, Lens Stroll dhe Oskar Piastri. Këto prova zyrtare u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë të shtunën pasdite edhe garën e sprintit, por edhe garën e madhe të dielën pasdreke.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme