CNN shkarkon drejtuesin e emisionit të mëngjesit, bëri komente seksiste ndaj ish-ambasadores amerikane në OKB

CNN ka shkarkuar prezantuesin e emisionit të mëngjesit Don Lemon pas komenteve të këtij të fundit kundrejt republikanes 51-vjeçare, Nikki Haley.
Në komentin e tij, Lemon tha gjatë emisionit se republikanja 51 vjeçare nuk ishte “në kulmin e saj”. Komenti i tij kundrejt ish-ambasadores amerikane në OKB Nikki Haley, është cilësuar si seksiste.
“Kur një grua konsiderohet të jetë në kulmin e saj, në të 20-at, 30-at apo ndoshta në të 40-at e saj? Unë thjesht po them se cilat janë faktet, mund ta kërkoni në Google”, theksoi ai.
Pas shkarkimit nga CNN, Lemon ka kërkuar ndjesë për komentit e tij kundrejt Haleyt. Komenti i tij mori kritika të shumta, edhe nga aktorja 60-vjeçare Michelle Yeoh, e cila është shprehur se “Zonja, mos lejoni askënd t’ju thotë se nuk e keni arraitur ndonjëherë kulmin”.
Reputacioni i Lemonit ishte vendosur në pikëpyetje edhe pas një raporti të Variety më herët në muajin prill, ku jepeshin në mënyrë të detajuar akuzat për sjellje mizogjene ndaj kolegëve të tij të CNN.
Lemon e kishte ofenduar njërin prej kolegëve të tij si trashaluq, ndërsa ka tallur një kolege dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese një tjetri.
Lemon është përballur me polemika vjeshtën e kaluar kur tha se ekipi i futbollit amerikan për meshkuj duhet të paguhet më shumë se ai i femrave, pasi sipas tij meshkujt ishin “më interesantë për t’u pare”.
“Pas 17 vitesh në CNN s’e kisha menduar se drejtuesit e televizionit nuk do të kishin mirësjelljen për të më evidentuar direkt të gjitha këto. Në asnjë moment nuk më është dhënë asnjë indikacion se nuk mund të vazhdoja të bëja punën që kam dashur. Është e qartë se ka çështje më të mëdha në këtë mes”, shkroi ai në Twitter.
CNN nuk dha detaje mbi arsyen e shkarkimit të tij. Por në një deklaratë të lëshuar pasditen e së hënës, CNN e cilësoi komentin e Lemon si të pasaktë duke shpjeguar se atij i ishte dhënë një mundësi për t’u takuar me drejtuesit, transmeton BBC.
Lemon ka punësuar avokatin Bryan Freedman për të zgjidhur kontratën e tij me CNN, e cila u nënshkrua deri në vitin 2026.
Shkarkimi i Lemonit pason atë të gazetarit dhe prezantuesit të njohur Tucker Carlson të Fox News.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



