COVID-19/ 31 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 31 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete. Nga 361 testime të kryera rastet pozitive meCOVID-19 kanë rezultuar në këto bashki 17 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 1 qytetarë në Shkodër, Roskovec.
Janë 232 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,110 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Janar 2023)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 361
Testime totale 2,022,357
Raste pozitive 332,938
Raste të shëruara 329,110
Raste Aktive 232
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 155
Fier 27
Vlorë 11
Durrës. 11
Gjirokastër. 9
Berat. 8
Kukës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Shkodër 2
Korçë 1
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




