Covid-19, 962 të infektuar dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar raportin e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 për 24 orët e fundit në Shqipëri.
Sipas tij nga 2245 testime, 962 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa është regjistruar edhe një humbje jete. Numri më i madh i të sëmurëve është në Tiranë, 404 persona.
Aktualisht numri i pacientëve që po mjekohen nga covidi në spitale është 33, ndërsa janë shëruar 416 qytetarë.
Autoritetet vazhdojnë të përsëritin thirrjen për vaksinime.
Njoftimi:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 962 qytetarë, në këto bashki:
404 në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.
Janë 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeçe.
Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




