COVID-19, Berlini në protestë kundër kufizimeve të reja

Mijëra persona kanë vërshuar në rrugët e Berlinit pasi pritet të miratohen ligje të reja nga dhomat e Bundestagut gjerman në lidhje më masat shtesë që duhet të merren për të parandaluar përhapjen e kornavirusit në vend. Rregullat e reja sipas medieve gjermane pritet të jenë kufizimi i orarit të lëvizjes rregulla mbi mbajtjen e maskave, pirjen e alkoolit në publik, mbylljen e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.
Sipas kritikëve ligjet e reja që do të miratohen I japin fuqi qeverisë gjermane duke cënuar dhe dobësuar liritë themelore të njeriut. Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) madje e ka krahasuar atë me Aktin Mundësues të 1933 që hapi rrugën për diktaturën naziste të Hitlerit. Një protestues mbante një maskë fytyre me fjalët “Merkel-Maulkorb”, të tjerët mbanin parulla me parulla të tilla si: “Për iluminizmin. Paqe dhe Liri”.
Protestuesit nuk mbanin maska dhe nuk respektonin distancimin social ndërsa policia krijoi një kordon për të ndaluar hyrjen e protestuesve në parlament. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, u vlerësua gjerësisht për mbajtjen e normave të infeksionit dhe vdekjeve nën ato të shumë fqinjëve të saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si pjesa tjetër e Evropës.
Numri i rasteve të koronavirusit u rrit me 17,561 në 833,307, treguan të Mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch. Numri i të vdekurve është 13,119. Të mërkurën në gjithë botën u regjistruan në total nga filllimi I pandemisë mbi 56 milionë të prekur nga virusi dhe 1,346,248 të vdekur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




