COVID 19, Greqia do të pezullojë procesin mësimor në shkolla

Greqi | 6 vite më parë

Greqia do të pezullojë procesin mësimor në shkolla, në një përpjekje për të vënë nën kontroll një valë të dytë të pandemisë se COVID 19. 
Fillimisht Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias, i cili tha se deri më 30 nëntor, do të pezulloheshin shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet.
Por më pas Ministrja e Arsimit dhe Fesë Niki Kerameos tha se nga e hëna dhe për dy javë, mësimi është i pezulluar. Shkollat ​​fillore, kopshtet, shkollat ​​e mesme dhe licetë do të qëndrojnë të mbyllura, tha ajo.
Mësimi online do të fillojë të mërkurën, do të zgjasë 30 minuta. ai do tëzhvillohet nga ora 2 në mesditë deri në 5 për shkollat ​​fillore dhe nga ora 2 në 4 për kopshtet.
Që nga e premta Greqia ka hyrë në izolim. Dinamika e përhapjes së Covid-19 është e paparashikueshme, ndaj nuk përjashtohet shtyrja e vendimit deri në një datë të dytë.
Sipas të dhënave zyrtare në Greqi janë infektuar 69,675 dhe 997 persona kanë humbur jetën. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme