Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 1viktimë, 17 të infektuar, 172 të shëruar

Sociale | 4 vite më parë

Bie ndjeshëm numëri i infektimeve me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë shënuar 17 raste të reja me COVID nga 176 testime të kryera në total. Ka humbur jetën vetëm një person, konkretisht një qytetare nga Tirana e moshës 84 vjeçe.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarë në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë.

Janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarë në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anti-covid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton MSH.

Statistika (12 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 172
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 176

Testime totale 1,970,552
Raste pozitive 329,907
Raste të shëruara 324,964
Raste Aktive 1,357
Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 601
Shkodër 167
Durrës 131
Elbasan 121
Fier 76
Vlorë 63
Gjirokastër 57
Korçë 44
Berat 41
Lezhë 28
Dibër 25
Kukës 3

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme