COVID-19 , rëndohet situata në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Rajon | 6 vite më parë

Gjendja pandemike e shkaktuar nga Covid-19 është rënduar dukshëm në Kosovë.
Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 11 persona humben jetën nga ky virus , ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 885 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të  të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.220
Edhe Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të infektimeve dhe vdekjeve nga covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 39 viktima, duke e çuar numrin e vdekjeve nga ky virus  1.462 ndërsa numri i rasteve aktive është 20.035
Ndërkohë Maqedonia Veriore pret të miratojë sot vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë. 
Vendimi vjen pas rekomandimit të Komitetit për Menaxhim të Krizave
Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private.
Aktualisht, në vend janë në fuqi disa masa kundër përhapjes së pandemisë, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave në hapësira të hapura dhe të mbyllura, funksionimin deri në ora 21:00 të restoranteve dhe kafeneve, si dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se katër personave në hapësira të brendshme ose të jashtme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme