COVID 19, vazhdon numri i lartë i infeksioneve

Sociale | 6 vite më parë

Vazhdon të mbetet shqetësues niveli i infeksionit me COVID 19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 302 raste të reja me koronaviru, kanë ndërruar jetë 3 pacientë dhe janë shëruar 54 qytetarë. Gjatë 24 orëve janë kryer 1405 testime.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,
5 raste në Krujë dhe Librazhd,
4 raste në Has dhe Peqin,
3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme