COVID, shtohen rastet tek mjekët e familjes, mjekja: Të rinjtë e pavaksinuar përcjellin virusin në familje

Sociale | 4 vite më parë

Prej disa javësh qendrat shëndetësore po përballen me raste të shtuara të infektimeve me COVID. Mjekja Bruna Shiroka në qendrën shëndetësore nr.3, thotë se ndryshe nga qetësia e një viti më parë në këtë periudhë, qershori po rezulton me infektime të reja, sidomos tek të rinjtë e pavaknisuar, por edhe në subjekte të vaksinuara.

Mjekja tërhoqi vëmendjen se shumë raste janë edhe riinfektime për herë të dytë apo të tretë me COVID.

Klinika e simptomave nuk është vetëm e thjeshtë, por edhe e ashpër në shumë raste thotë mjekja dhe kjo e kushtëzuar nga sëmundshmëritë kronike të pacientëve të prekur.

Numrin më të lartë të të infektuarve me COVID  e mban Tirana, 530 persona. Mjekët i bëjnë apel të rinjve të pavaksinuar të marrin dozat bazike kundër COVID-19 dhe të mos bëhen shkak për transmetimin e sëmundshmërisë së rëndë tek familjarët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme