CR7 jashtë, Xhill tregon katër blerjet më të goditura të Ferguson

Ish-CEO i Mançester Junajtid ka habitur jo pak në intervistën që dha për kanalin në “You Tube” të Rio Ferdinand. David Xhill u pyet nga ish-lojtari i tij se kush ishin katër blerjet më të goditura të epokës Ferguson në “Old Trafford”.
“Uejn Runi ka qenë lojtari kyç. Për atë çfarë ka dhënë për klubin mendoj se Runi ka qenë lojtari më i rëndësishëm i afruar në merkato”, tha Xhill, i cili iu bashkua United në vitin 1997.
Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ferguson kishte vetëm fjalë të mira për ish-sulmuesin, i cili në 13 vite në “Old Trafford” shënoi 253 gola në 559 takime.
Tre emrat e tjerë ishin ato të Majkëll Kerrik, Patris Evra dhe Nemanja Vidiç. CEO i Junajtid mes viteve 2003-2013 ka habitur jo pak duke lënë jashtë katër blerjeve më të rëndësishme të epokës Ferguson një emër si Kristiano Ronaldo, i cili i kushtoi klubit plot 80 milionë stërlina.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




