Curi: Foltorja, shumë shpejt del jashtë sistemit! Ja kush do ta godasë!

Politikë | 3 vite më parë

Opozita prej muajsh nuk po gjen mundësi për të vepruar në një terren politik ku të pranojë se po i kryen normalisht detyrat e saj parlamentare.

Nga pakica pretendohet se po kufizohet në veprimtarinë e vet për të mbajtur nën kontroll shumicën që fuqizohet gjithnjë e më shumë nga numrat.

Duke e marrë në analizë këtë situatë, emisioni “3D” në RTSH tentoi të sqarojë të ardhmen politike të fraksioneve demokrate.

Sipas mendimit të analistit Arjan Curi, grupimi demokrat që është shkëputur nga PD-ja zyrtare, Foltorja ose Rithemelimi, nuk do e ketë të gjatë ekzistencën në fushëbetejën politike për shkak të aksioneve politike, të cilat nuk po ngjisin as te personalitetet vendase, as në fushë të huaj.

“Opozita e Foltores, shumë shpejt do të dalë plotësisht nga sistemi. Fakti që të gjithë janë dakord me shtypjen e kësaj opozite çon në përfundimin se edhe grupi i Gazment Bardhit po mendon nëse do të kenë mandate të ardhshme deputeti. Këta do goditen pa mëshirë: do t’i godasë gjyqësori, i kanë goditur amerikanët, do t’i godasin europianët, i ka goditur Mbretëria e Bashkuar dhe kam frikë që nga sot e tutje do t’i godasë edhe presidenti. Këta do fshihen të gjithë. Politika nuk bëhet jashtë sistemit. O do të rrish në sistem ta marrësh nga brenda lojën ose po dole jashtë, more fund. Përkthimi i një mesazhi të një ambasadori perëndimor sonte se kjo do i kushtojë më shumë opozitës sesa mazhorancës është pikërisht se me këtë sjellje i kanë bërë të gjithë kundër. Edhe presidenti njeri me gjak është. E pa që nuk u pranua dhe do bëjë gjithçka që t’ua vështirësojë jetën. Amerikanët e bënë… mund të futet Japonia, Kina po deshët, edhe Zoti. Jashtë sistemit do të thotë që do të bëhet një lëvizje surprizë që legjislaturën e ardhshme të nxirren jashtë,” u shpreh z. Curi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme