Curi: Kush është personazhi që shëtit me kapele dhe paguhet si antiperëndimor?

Aktualitet | 3 vite më parë

“Çfarë bëhet me të ashtuquajturin analist që jashtë mban një kapele republike dhe kur futet në studio e heq?” kështu u shpreh në studion e emisionit “3 D nga Alban Dudushi” në RTSh analisti Arjan Curi.

Analisti gjithashtu theksoi se ky personazh flet kundër çdo zhvillimi dhe çdo investimi perëndimor i cili financohet nga vende armiqësore me Shqipërinë.

“Çfarë bëhet me të ashtuquajturin analist që jashtë mban një kapele republike dhe kur futet në studio e heq? I cili flet kundër çdo zhvillimi, çdo emancipimi, çdo teknologjie kundër çdo investimi perëndimor sa herë i kërkohet edhe pse fshihet pas një të ashtuquajturës subjekt patriotik. Çfarë bëhet? Ku do ja gjesh parat atij, ose i thua dot emisioneve politike mos e ftoni këtë analist?  Ky financohet nga vende armiqësore me Shqipërinë vetëm të flasi kundra Skavicës po themi”, u shpreh Curi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme