Curi zbulon emrin e liderit të ri të opozitës: Do ta votoja Ledi Biankun për kryeministër!

I ftuar në emisionin “3D”, analisti Arjan Curi ka komentuar protestën mbajtur pasditen e kësaj të marte nga Rithemelimi ndërsa theksoi se ka ardhur koha për një tjetër udhëheqës i opozitës.
Nga emisioni ai tregoi se do të votonte Ledi Biankon për kryeministër, me qëllim futjen e emrave të rinj në qeverisje.
“Me rëndësi është të bëjmë analizë me bazë konkrete, tu bëjnë një presion që të zgjedhin një emër. Unë personalisht do të votoja Ledi Biankon për kryeministër, Metën jo, Berishën Jo. Duhet kapim edhe masën gri, jo vetëm kush është më i madhi mes tyre se i bie që të rrinë gjithë jetën aty. Duhet të gjejnë një njeri që e duan ambasadat, pra të marrin të gjitha komponentët t’i bëjnë bashkë”, u shpreh Curi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




